Deputeti izraelit i së djathtës ekstreme hyri në Al Aksa

Mos i humb

Yehuda Glick, deputeti i partisë Likud, lider i së cilës është kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka bastisur xhaminë Al Aksa.

Në njoftimin me shkrim të zëdhënësit për media të Administratës së Vakëfeve Islame në Kuds, Firad Dibs, thuhet se deputeti i djathtë Glick, ka hyrë në oborrin e Al Aksa-së, i shoqëruar nga policia izraelite.

Glick, i cili njëkohësisht është edhe rabin, konsiderohet si një nga deputetët e parë hebrenj të cilët kanë bastisur Al Aksa-në.

Hyrja e deputetëve hebrenj në Al Aksa varet nga leja e kryeministrit Netanjahu.

“Hyrja” e deputetëve hebrenj në Al Aksa

Kryeministri i Izraelit, Netanyahu në vitin 2015 si pasojë e rritjes së bastisjeve të hebrenjve në xhaminë Al Aksa dhe pas ngjarjeve të përjetuara në Kuds dhe Palestinë, e ndaloi hyrjen e deputetëve hebrenj në Harem-i Sherif. Megjithatë, në gushtin e kaluar, duke e hequr ndalesën, Netanyahu lejoi hyrjen e deputetëve hebrenj në Al Aksa me kushtin për marrjen e lejes paraprake.

Anëtari i partisë LIkud, Glick dhe anëtari i partisë Habayt HaYahudi (Shtëpia e Hebrenjve), Shuli Moalem, pas heqjes së ndalesës nga Netanyahu, me bastisjen e kryer më 29 gusht 2017, u bënë deputetët e parë që bastisin Al Aksa-në.

Që nga viti 2013, qeveria izraelite nën shoqërimin e policisë lejon kolonët hebrenj në oborrin e Al Aksa-së dhe herë pas herë vendos kufizim moshe për hyrjen e muslimanëve. Shumë organizata dhe politikanë radikalë, bëjnë thirrje që Al Aksa të hapet për adhurim dhe për ta meqenëse sipas tyre, në këtë vend gjendet një tempull hebre i cili është rrënuar dy herë më parë.

Veçantia e Al Aksa-së, e cila gjendet në Kuds, është se ka qenë kibleja e parë e muslimanëve. Hebrenjtë, nën pretendimin se aty gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit, bëjnë gërmime arkeologjike poshtë kompleksit të Al Aksa-së ku përfshihen dhe Mesxhidi i Kibles, xhamia Kubbetu Sahra, muzetë, medresetë dhe oborri i madh./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit