Nis java e vaksinimit masiv në universitete

Mos i humb

Java që ka nisur është ajo e vaksinimit masiv të studentëve. Për këtë arsye u shty me një javë nisja e vitit të ri akademik.

Që nga kjo e hënë sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të ketë pika vaksinimi në Universitetin e Arteve, në universitetin e Sporteve, dhe në Universitetin e Mjekësisë. Spostimi i pikave të vaksinimit nëpër universitete do të bëhet me rrotacion.

Sipas të dhënave të Institute të Shëndetit Publik deri më tani janë vaksinuar me një dozë të vaksinës anti-covid rreth 34% e të rinjve të moshës18-30 vjeç. Ndërkohë që nga universitetet është raportuar se niveli i vaksinimit të studentëve që kanë të regjistruar është rreth 15-20%.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit