Drejtuesi i Njësisë Administrative Zhep në Skrapar është arrestuar nga policia për lidhje të paligjshme energjie.
Ferruzan Shallari 65 vjeç kishte bërë lidhje të paligjshme energjie në banesën e tij. Ndërsa mësohet se ai ka vjedhur energjinë elektrike në mënyrë të përsëritur.
Në pranga për të njëjtën vepër penale ka rënë edhe Ernest Shallari 41 vjeç, i cili kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë në pularinë ne pronesine e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së së Beratit për veprime të mëtejshme hetimore.


