Ka nisur procesi në Gjykatën e Apelit të Tiranës për Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në prag të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2021 në Elbasan.
Gjykata deklaron se në përgjigje të ingormacionit të kërkuar nga Gjykata e Elbasanit ka përcjellë të dhëna për gjykimin ndaj Mehmet Greca, etj., që gjendet në fazën përfundimtare.
Gjykata tha se akti për ekspertizën e ngjarjes dhe rindërtimin e saj, kërkuar nga Arbër Paplekaj u është vënë në dispozicion palëve ditën e djeshme.
Ndërkohë që prokuroria i është vënë në dispozicion ditën e djeshme, deklaroi gjykata.
Avokati i Paplekaj: E mora aktin e ekspertizës ditën e djeshme në rrugë elektronike, kërkoj kohë të njihem dhe të konsultohem me klientin.
Eventualisht do doja ti bëja me dije gjykatës se Papleka nuk ka dashur asnjëherë të fitojë nga afatet e paraburgimit dhe gjykata mund t’i pezullojë këto afate.
Për në një proces i rregullt është më i rëndësishëm. Kjo shtyrje kërkohet nga ana jonë për t’u njohur me aktet e tre ekselentëve që rindërtuan ngjarjen.
Prokurori Gent Xholi: E mora aktin e ekspertizës para 1 ore. Është një material prej 40 faqesh dhe nuk mund të studiohet në një kohë kaq të shkurtër.


