Nis seanca e jashtëzakonshme në PE: Hetim për krime lufte në Ukrainë! Pritet mesazhi i Zelenskyt

Mos i humb

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme në Parlamentin Evropian, ku po diskutohet lufta në Ukrainë nga Rusia. Në nisje të seancës, kryetarja e PE ka dhënë lajmin se do të nisin hetimet për krime lufte në Ukrainë, lajm i cili është pritur me duartrokitje nga eurodeputetët.

“Do të nisë hetimi për krime lufte në Ukrainë. Putin do të mbajë përgjegjësi për sulmet në Ukrainë”, tha Kryetarja e PE, Roberta Metsola.

Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të flasë këtë seancë të Parlamentit Evropian mbi pushtimin rus të vendit të tij, që ka hyrë sot në ditën e gjashtë.

Presidenti Zelensky është ftuar të flasë nga distanca mbi situatën në Ukrainë. Më pas, eurodeputetët do të dëgjojnë qëndrimin e presidentëve të Këshillit dhe Komisionit Evropian, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, si dhe shefit të Politikës së Jashtme të BE, Joseph Borrell, përpara se të japin vlerësimin e tyre për sulmet ruse.

Ndërkohë, Kuvendi i Ukrainës njofton se është pranuar edhe dokumenti i nënshkruar nga Presidenti, për anëtarësim në BE.

“Sot, me 1 mars, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’u adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian. Aplikacioni i nënshkruar për hyrjen e Ukrainës në BE, me procedura të përshpejtuara, u pranua dhe u mor parasysh. Fjalimi i Presidentit do të transmetohet me video”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e Parlamentit të Ukrainës.

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit