Nis seanca maratonë në Kuvend për buxhetin 2025

Mos i humb

Nis seanca e Kuvendit

Nisi seanca maratonë në Kuvend. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali tha se gjatë kësaj jave janë depozituar dy nisma nga Këshilli i Ministrave. “Konferenca e Kryetarëve e datës 30 Tetor 2024 miratoi kalendarin e veçantë për shqyrtimin në parim të buxhetit të vitit 2025, nga ora 10:00 deri në orën 22:00. Nëse diskutimet nuk përfundojnë brenda këtij orari, seanca do të vijojë edhe më 19 Nëntor”, theksoi ajo.

Rendi i ditës i Kuvendit

Sot nis një diskutim maratonë për projektbuxhetin e vitit 2025. Ky është rendi i ditës i miratuar nga Elisa Spiropali: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 14.11.2024. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit) 2. Njoftime (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit) 3. Projektligj “Për buxhetin e vitit 2025”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 dhe 158, të Kushtetutës, të nenit 30, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nenet 55, 73-74, 78-82 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim 4. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.) I pranishëm në parlament ditën e sotme do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
 
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit