Niset drejt Turqisë avioni me shtetasit turq të bllokuar si pasojë e COVID-19

Mos i humb

Në kuadër të operacioneve të Turqisë për kthimin e qytetarëve të saj në vendlindje në mes të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), në organizim të Ambasadës së Turqisë në Shkup një avion me 270 shtetas turq është nisur nga Shkupi drejt Ankarasë.

Një pjesë e qytetarëve me anë të autobusëve të TAV pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup u transportuan në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Qytetarët u dërguan nga ambasadori turk, Hasan Mehmet Sekiskök dhe zyrtarët e ambasadës, të cilët me avionin e Turkish Airlines u nisën drejt Ankarasë në orën 11:00.

Selçuk Bedir, student i Psikologjisë në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, në deklaratën për AA tha se kanë mbetur në Maqedoninë e Veriut për shkak të kufijve të mbyllura si pasojë e COVID-19. “Thuhet se jemi rreth 300 persona. Më ka marr malli për familjen. Shpresoj që së shpejti të takohem me to”, tha ai.

Ndërsa, Cumaziye Reşiti tregoi se në Maqedoninë e Veriut ka ardhur për të vizituar nënën e sëmurë. “Erdha për nënën time. Mbeta e bllokuar këtu. Dua të shkoj tek fëmijët e mi. Falënderoj Turqinë”, u shpreh ajo.

Punonjësi i ndërtimtarisë, Seyfettin Yüzgüleç tha se “Që 3 muaj jam këtu. Isha duke pritur një javë. Sot po shkojmë. Allahu qoftë i kënaqur nga Republika e Turqisë. Shteti ynë, shtet i madh”.

Qytetarët që do të kthehen në Turqi nënshkruan dokument se do të ndjekin procesin e karantinës dy javore të cilën e publikoi Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, më 15 prill në rrjetet sociale ka njoftuar se me udhëzim të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, do të sillen të gjithë shtetasit turq që ndodhen jashtë vendit dhe dëshirojnë të kthehen.

Ai ka bërë të ditur se 25.000 shtetas nga 70 vende do kthehen në Turqi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit