Nisin aplikimet për porvimin e gjuhës turke për të huajt

Mos i humb

Kanë filluar aplikimet për provimin e zotërimit të gjuhës turke për të huaj të Institutit Yunus Emre që do të mbahet më 5 maj.

Sipas një njoftimi me shkrim nga instituti, provimi në lexim, dëgjim, shkrim dhe të folur që mbahet tre herë në vit, për herë të dytë do të mbahet më 5 maj të vitit 2018. Aplikimet do të zgjasin deri më 20 prill. Kandidatëve që do të kalojnë provimin do t’u ndahet çertifikatë e zotërimit të gjuhës turke në nivelet B2, C1 ose C2.

Personat që do të marrin këtë çertifikatë, përjashtohen nga kursi parapërgatitor i gjuhës turke nëse fitojnë të drejtën të vazhdojnë arsimin në ndonjë nga institucionet arsimore të Turqisë.

Po ashtu, çertifikata e zotërimit të gjuhës turke kërkohet për të huajt që dëshirojnë të punojnë si ciceronë ose përkthyes.

Me provimin e zhvilluar nga Instituti Yunus Emre që zbatohet ndërkombëtarisht synohet që gjuha turke të ketë një provim të standardizuar në nivel ndërkombëtar dhe mbështetje për politikat që lehtësojnë pranimin e stundetëve ndërkombëtarë.

Të dhënat e detajuara rreth provimit mund të gjenden në adresën e internetit “tys.yee.org.tr”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit