Nisin reshjet e borës në verilindje, priten edhe në juglindje

Mos i humb

Në Kukës, reshjet e dendura të borës nisën që në orën 09:30 të mëngjesit. Rruga e Kombit kalohet pa zinxhirë, por në akse të tjera malore rurale duhet përdorimi i tyre.

Ndërkohë edhe në qytete të tjera, sipas “Metoalb” priten reshje dëbore, si në Bulqizë, Peshkopi, Maliq e Pukë. Reshjet janë shoqëruar me ulje të ndjeshme temperaturash.

Termometri në veri-lindje, në qytetet kryesore ka shënuar deri në -3 gradë celsius. Reshjet e dëborës do të vazhdojnë edhe ditën e hënë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit