NISMA do ta dërgoj presidentin Thaçi në Gjykatën Kushtetuese

Mos i humb

Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi për mosdekretimin e anëtarit të NISMA-s në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Sipas tij, nëse presidenti ka hequr dorë për anëtarësimin e anëtarit të NISMA-s brenda afatit ligjor në KQZ, do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese.

“Në dhjetor të vitit 2018 presidenti ka dërguar ftesë grupeve parlamentare se cilat do të jenë pjesë e KQZ. Nga ana jonë kemi prit që presidenti të ftojë edhe një anëtar nga NISMA, dhe tani presin nga ai që brenda afatit të caktuar të dekretoi edhe anëtarin e NISMA-s ose të na njoftoj se ka hequr dorë për anëtarësimin e grupit të Nismas. Nëse nuk arrijmë pajtim të plotë, atëherë palët e pakënaqura me interpretim të presidentit do të shkojnë në  Gjykatën Kushtetute”, tha ai.

Ndër të tjera, Sherifi theksoi se sipas ligjit, grupi parlamentar që është përfaqësuar në Kuvend duhet të jetë në KQZ.

“Besojmë se sipas ligjit 39/4 pjestarët e anëtarësuar në KQZ bëhen deputet e partive. Kuvendi ka mbajtur një debat parlamentar rreth kësaj dhe partitë kanë qenë të ndara. Grupi parlamentar që është përfaqësuar në Kuvend duhet të jetë edhe në KQZ”, u shpreh ai.

Me tej, ai tha se ende nuk e kanë të qartë se kujt ia ka drejtuar kërkesën presidenti në PAN, pasi siç tha ai po duket se PAN nuk ekziston, por ekziston vetëm PDK dhe AAK.

“Nuk e dimë se kujt ia ka drejtuar kërkesën në PAN, pasi kjo si duket nuk ekziston por ekziston vetëm PDK dhe AAK. Nëse në Kuvend nuk ka PAN, presidenti duhet ta sqaroi këtë se PAN nuk është PDK as AAK. Çdo raport e mbajmë veç e veç dhe nuk e mban askush ne emër të grupeve parlamentare, presim vetëm sqarime, askush nuk ka të drejt të filloj një proces dhe të përfundoj pa njoftuar”, ka thënë ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit