
Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi për bllokimin e përfaqësimit të anëtrëve në Komisionin Qendror Zgjedhor.
Sipas tij, ky bllokim është i përqendruar në motive të ndryshme.
Poashtu, Molliqaj deklaroi se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, pasi siç tha ai ky përfaqësim i i takon grupeve parlamentare.
“Kemi konsideruar se ky bllokim ka motive të ndryshme çfardo qofshin ato. Presidenti ka pasur një vendim që gjashtë grupet parlamentare të dërgojnë nga një zyrtarë me nominu në KQZ. Ne e kemi dërguar dhe kemi pritur dekretim nga Presidenti Thaçi. Por, nuk kemi marrë asnjë vendim dhe konsiderojm që është e domosdoshme dhe duhet të neutralizohet. Së pari duhet të kemi interpretim kushtetues sepse na takon përfqaësimi në KQZ”, tha ai.
Me tutje, Molliqaj kërkoi proces të rregullt, pasi sipas tij kjo fshehje është mashtrim dhe pazar i presidentit.
“Për neve do të ishte e pranueshme që presidenti të kishte marrë vendim, neve na jep sinjal që ka ndërhyrje qoftë nga jasht apo nga brenda. Para se presidenti të bëjë dekretim të gjitha palet t’i dërgojnë interpretimet e veta dhe të merret vendimi i duhur. Ky është pazar dhe mashtrim, dhe kërkojmë proces të rregullt”, tha ai.
Molliqaj, ka folur edhe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, për të cilën tha se janë të gatshme dhe kanë hapa konkret.
“Jemi të gatshëm me rrëzu qeverinë, por për dallim nga të tjerët ne do të kemi hapa konkret. PSD do të votoj për rrëzimin nëse kjo do të ndodhë edhe nesër. Nëse ka lëvizje të ndonjë grupi, PSD është gati dhe ka interesim për këtë”, u shpreh ai.


