Nisma nuk do ta bojkotojë seancë e thirrur nga opozita

Mos i humb

Shefi i Grupit Parlamentar “Nisma për Kosovën”, Bilall Sherifi në pritje të fillimit të seancës ku mendohet të votohet ekipi negociator i propozuar nga Qeveria, në një deklaratë për media ka thënë se Nisma për Kosovën do të marr pjesë në seancën e thirrur nga opozita.

Por Sherifi nuk e ka bërë të ditur nëse edhe do të votojnë pro Rezolutës së opozitës.

“Kurdo që të përfundojnë dhe si do të përfundoj ne do të marrim pjesë në seancë e radhës. Sigurisht që aty do të përfshihemi në debat, dhe mos ta prishim kureshtjen. Le t’ia lëmë pak edhe debatit. Se si do të votohet është një çështje që do të ketë një rol se di do të zhvillohet debati. Presim që kjo seancë të vazhdoj punën e saj, dhe nëse nuk do të arrij të përfundoj kjo do të mbyllet”, ka thënë Sherifi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit