Një 16-vjeçar ka qëlluar për vdekje dy gra në një qendër tregtare në Çeki.
Policia ka arrestuar autorin por ende nuk dihen motivet e krimit.
“Edhe pse ne ishim në vendngjarje brenda pak minutash nga raportimi, të dy gratë pësuan lëndime aq të rënda sa që nuk mund të shpëtoheshin pavarësisht përpjekjeve të mjekëve”, tha policia në një deklaratë.
Autoritetet thonë se situata është nën kontroll dhe nuk ka më rrezik për qytetarët.
Kryeministri Petr Fiala ka shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave.


