Një aventurë e padëshiruar me Rayanair: ç’u ndodhi 200 pasagjerëve nga Londra në Selanik

Mos i humb

Fluturimi në rreth 200 udhëtarë nga Londra në Selanik, i cili zakonisht zgjat rreth tre orë, përfundoi për pothuajse 24 orë. Kjo “aventurë” u mundësua nga një avion i kompanisë Ryanair, e njohur për shërbimet e saj problematike.

Për shkak të mjegullës në aeroportin në Selanik, në veri të Greqisë, avioni u rikthye për t’u ul në Timishoara të Rumanisë.

Shumë pasagjerë, të shqetësuar për shkak se nuk mbërritën në destinacionin e tyre përfundimtar, janë të zhgënjyer kur kompania u ofroi atyre autobusë për të udhëtuar 770 kilometra drejt Selanikut.

Sipas AP, 89 udhëtarë refuzuan ofertën e kompanisë. Disa prej tyre kontaktuan mediat greke dhe qeverinë për të dërguar një aeroplan ajror grek në Timishoara.

Ky grup prej 89 pasagjerësh mbërriti dje në Selanik, rreth orës 17:00. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit