Një tregim interesant! Përse e lexojmë Kur’anin kur nuk kuptojmë as një fjalë Arabisht?

Mos i humb

Një tregim interesant!

Përse e lexojmë Kur’anin kur nuk kuptojmë as një fjalë Arabisht?

Një amerikan i moshuar mysliman, jetonte në një fermë në lindje tëmaleve Kentaki (Kentucky) së bashku me nipin e tij.

Çdo mëngjes, gjyshi zgjohej herët në mëngjes, ulej në tavolinën e kuzhinës dhelexonte Kur’an.

Nipi i tij, dëshironte të bëhej sikur ai dhe e imitonte atënë të gjitha mënyrat e mundshme. Një ditë nipi e pyeti gjyshin: “Gjysh,kam provuar të lexoj Kur’an sikurse ti por nuk mund ta kuptoj atë, edhe atëçfarë e kuptoj e harroj sapo ta mbylli librin”.

Çfarë të mira ka nga leximii Kur’anit?

“Gjyshi, me qetësi ndaloi së mbushuri stufën me qymyr dhe iu drejtuanipit: ‘Merre këtë shportë të qymyrit, mbushe në lumë me ujë dhe m’asjell prapë!”

Djaloshi veproi si i tha ai, por i tërë uji i rrodhi nga shporta para se të vinte në shtëpi.

Gjyshi qeshi dhe i tha: “Duhet të ecësh pak mëshpejt herën tjetër, e dua shportën me ujë. Nuk po provoni sa duhetdhe e dërgoi atë përsëri. Kësaj radhe djaloshi vrapoi shpejt, por përsëri shporta ishte e zbrazët parase të kthehej në shtëpi.

Me gjysmë fryme i tha gjyshit se ishte e pamundurtë bartte ujë me shportë dhe shkoi ta merrte një kovë. Plaku i tha: “Nuk duanjë kovë ujë, por dua një shportë ujë. Ti vetëm nuk provon sa duhet”, dhedoli jashtë ta shikonte djaloshin tek po provonte përsëri.

Kësaj radhe, djaloshi e kuptoi se ishte e pamundur por dëshironte t’itregonte gjyshit të tij se edhe nëse do të vraponte sa më shpejt që tëmundte nuk do t’ia arrinte, uji do të rridhte para se të kthehej në shtëpiDjaloshi, përsëri e zhyti shportën në lumë dhe vrapoi shpejt, por kurarriti të gjyshi i tij shporta ishte e zbrazët.

Me gjysmë fryme tha: “E shehgjysh, është e padobishme”. Plaku ia ktheu: “Shikoje shportën”. Djaloshishikoi shportën dhe për herë të parë e vërejti se shporta ishte ndryshe.

Ishte transformuar nga një shportë e vjetër e ndyrë në një shportë tëpastër, brenda dhe jashtë. “Bir, kjo ndodh kur e lexon Kur’anin. Mundtë mos kuptosh dhe të mos mbash mend asgjë, por kur e lexon atë ,do të ndryshosh brenda dhe jashtë. Kjo është puna e Allahut në jetët tona”.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit