Një baba hero: si e shpëtoi fëmijën nga krokodili duke e kafshuar si qen

Mos i humb

Një baba filipinas është treguar një hero i vërtetë, pasi ka mundur të përleshet me një krokodil që po ia gëlltiste të birin 12-vjeçar dhe ia ka dalë t’a nxjerrë nga dhëmbët e bishës së ujit.

Ngjarja ndodhi në një lumë në qytetin Balabac, në rajonin e Palaëan në Filipine. Diego Abulhasan, 12 vjeç, kishte notuar me vëllain e tij më të vogël në një lum aty pranë, kur një krokodil e mbërtheu me nofullat e tij.

Babai, Tejada Abulhasan, i cili dëgjoi klithmit e fëmijës, rendi me një hu në dorë drejt krokodolit, duke e goditur atë fort. Por në një moment, instiktivisht, vendosi të bëjë qenin, duke e kafshuar krokodilin fort me dhëmbën e tij mu në njërën këmbë. Aty më pas ka ndodhur mrekullia dhe egërsia e ka liruar prenë njerëzore nga dhëmbët.

“Kam pasur aq shumë adrenalina në trupin tim që nuk kisha kohë për të menduar. Nisa të kafshoja këmbën e tij si një qen Rottëeiler”, tha babai hero.

Diego kaloi dy netë në spital para se të lirohej. Ai ka disa plagë, por jo lëndime serioze të vazhdueshme.

Shefi i policisë rajonale Sokrates Faltado, tha se “për fat të mirë dhe për shkak të guximit të babait të tij, djali shpëtoi vetëm me disa lëndime”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit