Një delegacion i KS-OKB-së do të vizitojë Bangladeshin dhe Mianmarin

Mos i humb

 

 

Një delegacion nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) do të udhëtojë për në Bangladesh dhe Mianmar këtë muaj për të marrë një vështrim të dorës së parë mbi krizën e refugjatëve të muslimanëve Rohingya.

Duke folur në një konferencë të përditshme për media, zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se të gjithë 15 ambasadorët e Këshillit do të realizojnë udhëtimin nga 26 prilli deri më 2 maj.

Duke theksuar shpresën se ambasadorët do të bashkohen gjatë krizës, Dujarric tha se shpreson që vizita poashtu do të tërheqë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar për gjendjen e muslimanëve Rohingya, të cilët u detyruan të largohen nga Mianmari për shkak të persekutimit dhe të strehohen në Bangladesh.

Rohingya, i përshkruar nga OKB-ja si komuniteti më i përndjekur në botë, është përballur me frikën e rritur të sulmeve, pasi dhjetra njerëz u vranë në dhunën komunale në vitin 2012.

Që nga 25 gushti i vitit 2017, rreth 750 mijë refugjatë, kryesisht fëmijë dhe gra, u larguan nga Mianmari kur forcat e këtij vendi nisën një goditje ndaj komunitetit pakicë musliman. Sipas organizatës “Mjekët pa Kufij”, të paktën 9.000 pjesëtarë Rohingya u vranë në shtetin e Arakanit nga 25 gushti deri më 25 shtator.

Në një raport të botuar më 12 dhjetor, organizata humanitare globale tha se vdekja e 71,7 për qind ose 6.700 muslimanëve Rohingya u shkaktua nga dhuna. Ato përfshijnë 730 fëmijë nën moshën pesëvjeçare.

OKB-ja ka dokumentuar përdhunime në masë, vrasje, përfshirë të foshnjeve dhe fëmijëve të vegjël, rrahje brutale dhe zhdukje të kryera nga personeli i sigurisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit