Një delegacion ushtarak i SHBA-ve do të vizitojë Shtabin e Përgjithshëm të Turqisë

Mos i humb

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se një delegacion ushtarak i SHBA-ve do të vizitojë selinë e Shtabit të Përgjithshëm Turk për të diskutuar mbi zonën e sigurtë në Siri.

Ministria turke tha se delegacioni ushtarak amerikan, i kryesuar nga gjeneral lejtnant Stephen M. Twitty, zv/komandant i Komandës Evropiane të SHBA-ve dhe gjeneral lejtnant Thomas W. Bergeson, zv/komandant i komandës qendrore të SHBA-ve, sot do të vizitojë selinë e Shtabit të Përgjithshëm.

Ministria theksoi se aktiviteti për formimin e një zone të sigurtë në veri të Sirisë dhe në lindje të Eufratit janë duke vazhduar.

Më 7 gusht, zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë ranë dakord të krijojnë një zonë të sigurtë në veri të Sirisë dhe të krijojnë një korridor paqeje për të lehtësuar lëvizjen e sirianëve të zhvendosur që duan të kthehen në shtëpi. Ata poashtu ranë dakord të krijojnë një qendër të përbashkët operacionesh.

Marrëveshja poashtu parashikonte vendosjen e masave të nevojshme të sigurisë për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Turqisë, përfshirë pastrimin e zonës së terroristëve YPG/PKK, grup që ndonjëherë me SHBA-të është bërë aletat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit