Një Durrës i ri për 6 muaj/ Kryetarja Sako: Do investojmë në 14 lagje dhe rrugë

Mos i humb

14 lagje dhe rrugë të bashkisë së Durrësit do të ndriçohen dhe shtrohen me asfalt.

Investimet e para në infrastrukturën rrugore si fillim do të nisin në zonën e plazhit, shtrimi i rrugëve pritet të mbarojë para sezonit turistik. Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako thotë se brenda 6 mujorit të këtij viti do të kemi një Durrës të ri.

“Aktualisht po punojmë me Fondin Shqiptarë të Zhvillimit për të realizuar 14 rrugë të rëndësishme në qytet. Investimi i rrugëve është me shtesë asfaltike më një sipërfaqe 11.000 metër linear nga ana tjetër kemi realizuar dhe një master plan për ndriçimin në qytet i cili do të realizohet me buxhetin e bashkisë”, u shpreh Sako.

Prioriteti i Bashkisë Durrës edhe për vitin 2022 është procesi i rindërtimit, por la lënë pas dhe infrastrukturën rrugore jo vetëm në qytet por edhe në njësitë administrative.

“Me këtë bashkëpunim të FSHZH ne kemi parashikuar të ndërhyjmë në 5 zona të ndryshme në qytet duke filluar punën në zonën e plazhit kështu i paraprijmë sezonit turistik mos të gjendemi me punime gjatë kohës që fillon plazhi. Do të ndërhyjmë në zonë e Spitallës e cila dhe atje ka akte të rëndësishme rrugë me gjatësi 1.2 kilometra të cilat do të shtrohen për t’i dhënë infrastrukturën e duhur qytetarëve në zonë.Do të ndërhyjmë në njësinë administrative Rrashbull dhe Manzë”, tha Sako më tej.

Sako thotë se në Durrës gjen qytetar nga e gjithë bota, për këtë arsye Durrësi duhet të jetë qyteti model për sa i takon infrastrukturës dhe pastërtisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit