Një kolonel në shërbimin informativ irakian vritet në një sulm me armë

Mos i humb

Një oficer i Shërbimit Informativ Kombëtar të Irakut, Kolonel Nibras Ferman Feyli, vdiq në një sulm të armatosur ndaj makinës së tij në kryeqytetin Bagdad, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të “Nas News”, e cila njihet për afërsinë e saj me kryeministrin Mustafa al-Kadhimi, Shefi i Departamentit të Kontrollit Financiar dhe Buxhetit të Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës, koloneli Feyli, u shënjestrua nga një sulm i armatosur nga persona të paidentifikuar teksa ai ishte në automjetin e tij në një zonë në Bagdad ku është e përqendruar popullata shiite.

Bëhet e ditur se Feyli, i cili ishte kurd shiit, humbi jetën në sulm dhe se qeveria irakiane krijoi një komision hetimor për të hedhur dritë mbi atentatin në fjalë.

Ndërkaq, ende nuk është publikuar asnjë deklaratë zyrtare nga qeveria irakiane për këtë çështje.

Gjithashtu, në muajin mars ishte vrarë një kolonel tjetër në Shërbimin Informativ Kombëtar në një sulm të armatosur nga njerëz të paidentifikuar në Bagdad.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit