Sri Lankë, 17 të vdekur nga përmbytjet

Mos i humb

Së paku 17 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 271.000 të tjerë u prekën nga përmbytjet në Sri Lankë, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive e këtij vendi në një njoftim theksoi se 271.110 qytetarë në 10 rrethe “janë prekur si rezultat i kushteve të pafavorshme të motit”, sipas të përditshmes “Ceylon Today”.

Po ashtu u theksua se dy të tjerë janë zhdukur.

Agjencia e katastrofave tha se përmbytjet shkaktuan vdekjen e 10 personave, ndërsa shtatë të tjerë humbën jetën gjatë rrëshqitjeve masive të dheut.

Sipas Departamentit të Meteorologjisë në Sri Lankë, moti i pafavorshëm do të vazhdojë në disa pjesë të vendit, duke përfshirë reshje shiu.​​​​​​​

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit