Një muze për KGB-në në zemër të Nju Jorkut: sovjetikët, ç’spiunë!

Mos i humb

Portretet e Anne-s në mure, muzika ushtarake sovjetike në sfond, zyrat e sajuara me kujdes të oficerëve të KGB-së…Mirëseerdhët në Muzeun e Nju Jorkut kushtuar shërbimit të inteligjencës sovjetike që ka ringjallur frymën e Luftës së Ftohtë në zemër të Manhatanit.

Teknologjia e përdorur nga spiunët sovjetikë, në atë kohë shumë të avancuar – është tema kryesore e muzeut të sapohapur.

Për autor ka historianin lituanez Julius Urbaitis.

Muzeu ka 3,500 sende origjinale të cilat Urbaitis i ka mbledhur për tridhjetë vjet në mbarë botën.

Midis tyre janë dhjetëra kamera të dizajnuara për t’u përshtatur në butona, rripa dhe pjesë të tjera të veshjesh, mini-mikrofona, dokumente të fshehura në këmbë …

Ekziston edhe një kopje e një çadre bullgare, e cila shërbeu për të helmuar disidentin Georgi Markov në Londër në vitin 1978, në një nga episodet më të famshme të Luftës së Ftohtë. Ose një vulë e madhe amerikane, të cilën nxënësit sovjetikë ia dhuruan në vitin 1945 ambasadorit amerikan në Moskë, Averell Harrimanin, e cila kishte një mikrofon me anë të të cilit sovjetikët dëgjonin bisedat në ambasadë.

Falë stendave të pasura, muzeu ofron një udhëtim në botën sovjetike që ka kohë që është zhdukur: mobilje nga ajo kohë, uniforma, libra të përdorura nga agjentët e KGB-së, kuti cigaresh, kupa origjinale çaji, telefona dhe makina shkrimi. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit