Një ndër kritikët e Bashës, ish-presidenti Bujar Nishani bojkoton Kuvendin e PD

Mos i humb

Ish-presidenti Bujar Nishani nuk ka marrë sot pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD, që po zhvillon punimet ditën e sotme.

Nga pamjet e Pallatit të Kongresit, shihet që karrigia e Nishanit, një nga kritikët kryesor të Lulzim Bashës, është fotografuar bosh në Kuvend.

Kuvendi i PD-së nisi me një minutë heshtje në nderim të kujtimit të viktimave që humbën jetën si pasojë e Covid 19 në vendin tonë, ndërkohë që punimet pritet që të vijojnë deri në orët e pasdites, ku dhe do të votohen 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

7500 delagatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike janë thirrur për të votuar Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike.

Mes 600 emrave të propozuar në kryesi nga Lulzim Basha, Kuvendi do të përcaktojë me votë 300 anëtarët e rinj të këtij forumi, që do të përzgjedhë më pas edhe Kryesinë re, ndonëse kësaj të fundit ende si ka mbaruar mandati.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit