BllokIm i pjesshëm i autostradës A4: Situatë e tensionuar në kantonin Schwyz

Mos i humb

Në kantonin Schwyz, disa rrugë janë mbyllur aktualisht si pasojë e përmbytjeve. Ndër të tjera, është bllokuar edhe autostrada A4 që shkon në jug, midis Goldau dhe Seewen, shkruan watson.ch.

Sipas policisë së kantonit Schwyz, dalja e autostradës në Seewen është gjithashtu e bllokuar në të dy drejtimet, transmeton albinfo.ch. Imazhet e dronëve tregojnë sasi të mëdha uji në rrugë.

Veç kësaj edhe rrugët nga dhe për në Brunnen SZ ishin të mbyllura për trafik normal. Ky fshat mund të arrihet vetëm me transport publik. Megjithë gjendjen e rëndë, transporti me anije është ende i lejuar, shkruan Kapo Schwyz në Twitter, TRANSMETON ALBINFO.CH

Me efekt të menjëhershëm, fshati Brunnen është i mbyllur për trafik deri në një njoftim tjetër për shkak të ngritjes së nivelit të Liqenit të Lucernit (Vierwaldstättersee).

Transporti publik dhe shërbimi i  transportit me anije, lejohen. Mbyllja përreth liqenit Lauerzersee vazhdojnë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit