Një nga plazhet më të bukura në botë po shkon drejt zhdukjes!

Mos i humb

Plazhi Waikiki i Hawait – i cili shquhet për bukurinë e vet, pas disa vitesh mund të përfundojë nën ujë si  rezultat i rritjes së nivelit të ujit. E gjithë kjo po ndodhë si pasojë e ndryshimeve klimatike, paralajmërojnë shkencëtarët.

Duke paralajmëruar për “alarmin e fundit” për bregdetin e Honolulu, që ndodhet në ishullin e Oahu, ligjvënësit kanë thënë se qyteti mund të fillojë të përjetojë përmbytje të shpeshta brenda 15-20 viteve të ardhshme. Ata kanë paralajmëruar se një zhvillim i tillë do të kishte një ndikim shkatërrues në turizmin, i cili është shtylla ekonomike e shtetit.

Politikanët e Hawait po kërkojnë mënyra alternative për ta mbrojtur bregdetin e cënuar.

“Të dhënat më të fundit për rritjen e nivelit të detit janë mjaft të frikshme dhe po përshpejtohen më shpejt se sa menduam”, tha Chris Lee, autor i një projektligji që bën thirrje për krijimin e një plani mbrojtjeje. Projekti do të përqëndrohet në Honolulu urban, por gjithashtu do të veprojë si një program pilot për komunitetet e tjera bregdetare rreth shtetit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit