Ai u pyet në Komisionin e Sigurisë nga deputeti demokrat, Ervin Salianji, sipas të cilit dyshohet që edhe zjarret në ishull kanë qenë të qëllimshme.

Salianji: “Pritet të ketë zjarre, po ngaqë nuk i shuani dot dhe e merrni me të qeshur këtë punë, prandaj u kemi thirrur përpara.

A keni dijeni, kërkesë, aplikim apo ndonjë formë të caktuar nga ndonjë kompani, oligark që kërkon në përdorim apo privatizim ishullin e Sazanit duke u kërkuar ta nxirrni nga plani juaj?

A është e njëjta kërkesë edhe në Karaburun? Akuzat për Sazanin janë që zjarri është i qëllimshëm për ti hapur rrugë ndërtimit të hoteleve.

A ka kapacit qeveria të përballojë situatën nga zjarret këtë vit dhe cilat janë kapacitetet?”, deklaroi më tej Salianji.

Peleshi: Nuk kemi asnjë kërkesë për privatizime të bazës. Nuk mund të privatizohet mbasa ndihmuese e Sazanit.

Nuk ka kërkesë, indicie, privatizim. Nuk ka lidhje zjarri me ndonjë konspiracion për të hapur territore të reja.