Një politikan serb pret që Europa t’ua hapë dyert të gjithë kosovarëve!

Mos i humb

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë dhe ministri për Inovacion e Teknologji, Nenad Popoviç, ka shfaqur sot shpresën (dhe dëshirën) që Europa t’ua hapë dyert shqiptarëve që ata, të gjithë, të largohen nga Kosova.

“Zvicra është përplot me shqiptarë, Austria është përplot me shqiptarë, Europa është përplot me shqiptarë. Unë shpresoj se Europa do t’ua hapë dyert ashtu që të shkojnë të gjithë, nëse munden, nga Kosova”, citon FoNet të ketë thënë Popoviç.

Ky konstatim i tij u prit me duartrokitje të mëdha në një tubim në Beograd kushtuar 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit