Një shpërthim yjor do të ndodhë brenda vitit

Mos i humb

Brenda një viti do të mund të shohim në qiell një shpërthim spektakolar yjor. Ky fenomen verifikohet një herë në çdo 80 vite dhe mund të jetë i dukshëm për disa ditë.

Do të duket në qiejt e hemisferës veriore dhe do te jetë ylli T CrB në yjësinë e Kurorës Boreale që do të çlirojë një masë gjigande të gaztë te dukshme me sy të lirë dhe do duket sikur të ndizej një yll i ri.

Ylli T CrB gjendet rreth 3000 vite dritë larg nesh dhe ne realitet është një sistem i dyfishtë i përbërë nga dy yje që orbitojnë rreth njëra-tjetrës. Njëri, që etiketohet si “Gjigand i Kuq”, është në fund të ciklit të jetës dhe tjetri, është fikur tashmë.

“Gjigandi i Kuq”, është më i madh se dielli ynë, por shumë më i ftohtë, transferon material të pasur me hidrogjen yllit tjetër të bardhë, që ka dimensionet e Tokës, por masë rreth 40% më të madhe se të Diellit.

Me kalimin e kohës akumulimi i gazit, shkakton një reaksion termobërthamor shpërthyes që përsëritet në kohë me një periodicitet prej rreth 80 vitesh. Shpërthimet e fundit të ndodhura të dokumentuara  kanë qenë në 1866 dhe 1946, ndërsa e ardhshmja parashikohet te ndodhë mes 2025 dhe 2026.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit