NJË TAKIM ME MUHAMMED ALIUN, NEW YORK, 1976

Mos i humb

Shitorja më e madhe në botë Macy’s, në rrugën 34, Manhattan, New York, për të rritur fitimet ftonte vazhdimisht figura të shquara të artit, letërsisë, të sportit etj. për t’u takuar me ta, me dal ne foto, me marrë një nënshkrim.

Në vitin 1976 e ftuan edhe Muhammed Aliun. Prita më shumë se tri orë në radhë! Kur u takova u prezentova anglisht: Unë jam Mexhid Yvejsi, shqiptar musliman nga Gjakova, Shqipni !

Muhammed Aliu u befasue, u hutue, kur dëgjoi fjalët shqiptar musliman, Gjakove, Shqipni ! Më pyeti, kur e keni pranue Islamin dhe ku ? U pergjigja, para 500 vjetësh!, ne Shqipni ! Muhammed Aliu dhe të tjerët për rreth qeshen me t’madhe…! Sa vjet i keni, më pyeti Muhammed Aliu? I kam 26, u përgjigja!

Para 500 vjetësh e kanë pranue Islamin t’parët tonë! Atëherë tha, aha, tash po të kuptoi dhe më përqafoi….!

/Nga profili i Mexhid Yvejsi/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit