Një tërmet 5.3 ballë godet Indonezinë

Mos i humb

 

 

Një tërmet me fuqi prej 5.3 ballë sipas Rihterit ka goditur ishullin Supiori, në provincën indoneziane Papua.

Zyra indoneziane për meteorologji, klimatologji dhe gjeofizikë bëri të ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar 106 kilometra në jugperëndim të rajonit Supiori, në provincën Papua. Tërmeti u regjistrua 10 kilometra në thellësi të detit.

Tërmeti është ndjerë edhe në rajonet Ransiki, Numfor dhe Manokëari, por nuk ka as të vdekur dhe as të lënduar.

Qendra e Paqësorit për paralajmërim nga cunami njoftoi se nuk ekziston kërcënim nga cunami.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit