Një tërmet 6,4 ballë godet Zelandën e Re

Mos i humb

Melbourne

Një tërmet me fuqi prej 6,4 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur arqipelagun Kermadec në juglindje të Zelandës së Re.

Tërmeti u regjistrua 180 kilometra në juglindje të ishullit Raoul dhe në një thellësi prej dhjetë kilometrash, njoftoi Qendra Amerikane për Kërkime Gjeologjike (USGS).

Në tërmetin që ndodhi më 16 qershor me fuqi prej 7,4 ballë autoritetet lëshuan një paralajmërim për paraqitje të mundshme të cunamit në rajon, por i njëjti u tërhoq pas një kohe të shkurtër.

Tërmeti i fundit shkatërrues në Zelandën e Re ndodhi para 8 vitesh kur të paktën 185 persona humbën jetën në Christchurch.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit