Një tërmet godet Kolumbinë, dy të vdekur

Mos i humb

Një tërmet ka goditur sot Kolumbinë perëndimore, duke shkaktuar vdekjen e së paku dy personave, raportuan zyrtarët dhe mediat lokale.

Qendra Gjeologjike e SHBA-ve (USGS) tha se epiqendra e tërmetit me magnitudë prej 4.9 ballë ishte 16 kilometra në juglindje të Tangua, një qytet në shtetin perëndimor Narino, me një thellësi prej 10 kilometrave (6.21 milje).

Agjencia spanjolle e lajmeve EFE njoftoi se tërmeti shkaktoi vdekjen e dy njerëzve në Narino.

Guvernatori i shtetit Camilo Romero në llogarinë e tij në Twitter tha se masat emergjente janë miratuar pas tërmetit.

Shkollat e qytetit Pasto të Narinos u mbyllën dhe shumë shtëpi dhe rrugë u dëmtuan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit