“Një tjetër ndihmë konkrete nga BE për fermerët shqiptarë”, ambasadori Soreca: Falë IPARD, produktet e tyre të disponueshme në tregjet evropiane!

Mos i humb

Bashkimi Evropian jo vetëm po mbështet fermerët shqiptarë përmes Programit IPARD, por gjithashtu po i lejon ata të eksportojnë produktet e tyre në BE pa taksa doganore deri në vitin 2025.

Kështu deklaron ambasada e BE në Tiranë, teksa thekson se në këto kohë të vështira, fermerët e vegjël do të kenë më shumë mundësi për të eksportuar prodhimet e tyre në shtetet anëtare të BE-së.

Ndërkaq ambasadori i BE Luigi Soreca deklaron se jemi të lumtur të shohim produktet e tyre “Made in Albania” të disponueshme në tregjet evropiane.
“Një tjetër ndihmë konkrete nga BE për fermerët shqiptarë. Shumë prej tyre tashmë po eksportojnë produkte sipas 🇪🇺 standardeve, falë edhe IPARD.
Të lumtur të shohim produktet e tyre “Made in Albania” të disponueshëm në tregjet evropiane! Evropa është këtu për t’ju mbështetur!”, shkruan Soreca.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit