Një tjetër termet “godet” Greqinë, panik tek banorët. I dyti brenda pak orësh

Mos i humb

Një tërmet i ri 3,7 i shkallës rihter është shënuar pasditen e së mërkurës në orën 15:31 minuta në zonën detare në verilindje të Karpathos në Greqi.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Instituti Kombëtar i Athinës mësohet se epiqendra e tërmetit është shënuar 47 kilometra në veri-lindje të Karpathos, me një thellësi prej 15 km.

70598693 7122 47fe Bc91 82b6b0b1fd49

Lëkundjet e tërmeti kanë shkaktuar panik tek qytetarët, ndërsa vendi fqinj është goditur nga një valë e fortë tërmetesh gjatë kësaj vere. Kjo është goditja e dytë brenda pak orësh. Tërmeti i parë në këtë zonë me madhësi 3.5 i shkallës Rihter ndodhi rreth orës 03:06  të mëngjesit të sotëm, në një zonë detare në brigjet e Karpathos.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit