Një truk i cili ju garanton krepa më të buta

Mos i humb

Falë këtij truku, gjithmonë do të gatuani krepa të shijshme!

Nga receta standarde dallohet vetëm në mënyrën e shtimit të vezëve. Krepat janë desert të cilin e do shumëkush.

Me ndihmën e një truku dhe me përgatitjen e përbërësve paksa ndryshe, krepat do t’i gatuani në mënyrë të përsosur.

Përgatitja:

Bëni tretjen për krepa në mënyrën e zakonshme, me një ndryshim të vogël që do të ndani të bardhët dhe të verdhët e vezëve. Të verdhët tundni në tretje, ndërkaq të bardhët lini anash.

Kur tretjes t’i shtoni të gjithë përbërësit (pos të bardhët e vezëve) përzieni mirë.

Nga të bardhët bëni dëborë të tundur (të mos jetë as e butë as e fortë).

Shtoni ngadalë të bardhët e tundura të vezëve.

Pikërisht kjo dëborë e tundur do t’u japë strukturë shkumore, butësi dhe fantazi të shijes. Janë aq të shijshme sa që edhe kur të ftohen dhe të qëndrojnë një kohë, do të ruajnë butësinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit