Arrat mund ta përmirësojnë kujtesën

Mos i humb

Izrael, rritet në 2.369 numri i rasteve me koronavirus

Me 199 raste të reja është rritur në 2.369 numri i rasteve me koronavirusitn e ri (Covid-19) në Izrael, AA).

Koronavirusi, Franca dhuron 300 miliardë dollarë për bizneset e mëdha dhe ndërmarrjet e mesme e të vogla

Shtetet europiane janë duke menduar sesi të ndihmojnë bizneset që të mund të rimarrin veten, pas koronavirusit. Franca ka...

Covid-19 kurohet me plazmë? SHBA autorizon përdorimin e plazmës së të shëruarve

Gjaku i personave që janë prekur dhe shëruar nga COVID-19 ofron shpresa për të kuruar të sëmurët nga kjo sëmundje

Francë, rritet në 1.331 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të vdekurve në Francë nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka shkuar në 1.331, pasi 231 persona kanë humbur jetën nga...

Ngrënia e arrave mund ta përmirësojë performancën në testet e funksioneve kognitive, duke i përfshirë testet për kujtesën, përqendrimin dhe shpejtësinë e përpunimit të informacionit, sipas një studimi të ri nga David Geffen School of Medicine në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles, të udhëhequr nga dr. Lenore Arab.

Funksioni kognitiv ishte vazhdimisht më i madh tek pjesëmarrësit e rritur që konsumuan arra, pavarësisht nga mosha, gjinia ose përkatësia etnike.

Ky studim ndërsektorial është analiza e parë e madhe përfaqësuese e konsumimit të arrave dhe funksionit kognitiv, dhe i vetmi studim që i përfshin të gjitha të dhënat kognitive në sondazhet në dispozicion të National Health and Nutrition Examination (NHANES).

Sondazhet e NHANES janë nxjerrë nga një mostër e madhe e popullsisë amerikane, në mënyrë tipike prej moshës 1 deri në 90 vjeç.

Në këtë studim, pjesëmarrësit ishin të rriturit e moshave 20-59 vjeç, si dhe 60 e tutje. Dr. Arab dhe bashkëstudiuesi dr. Alfonso Ang konstatuan se pjesëmarrësit e studimit me konsum më të lartë të arrave performonin dukshëm më mirë në një seri prej gjashtë testeve kognitive.

Dr. Arab theksoi: “Është interesante të shihet fuqia e provave nga kjo analizë në gjithë popullsinë amerikane në mbështetje të rezultateve të mëparshme të studimeve të kafshëve që e kanë treguar dobinë neurombrojtëse nga ngrënia e arrave, dhe kjo është një sasi realiste – më pak se një grusht në ditë (13 gramë).

“Studimi i shtohet një vargu në rritje të hulumtimeve për efektet pozitive të arrave në reduktimin e dëmtimit kognitiv dhe shëndetin e përgjithshëm të trurit, që përfshin efektet potenciale të dobishme të ngadalësimit apo parandalimit të avancimit të sëmundjes Alzheimer në modelet e minjve.

Derisa popullata e njerëzve që kanë lindur mes viteve 1946-64 po bëhet më e moshuar, çrregullimet që ndikojnë në kujtesë, si Alzheimer dhe dementia do të bëhen një shqetësim më i madh.

Sipas një artikulli të vitit 2012 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i vlerësuar i rasteve të reja të dementisë çdo vit në mbarë botën është pothuajse 7,7 milionë, dhe numri i njerëzve që jetojnë me dementia në mbarë botën është vlerësuar të jetë 35.6 milionë. Ky numër është parashikuar të dyfishohet deri në vitin 2030 dhe të trefishohet deri në vitin 2050.

Ekzistojnë përbërës të shumtë potencialë aktivë në arra që mund të jenë faktorë kontribuues në mbrojtjen e funksioneve kognitive.

Kjo përfshin edhe përmbajtjen e lartë të antioksidanteve në arra (3,7 mmol/uncë), kombinimin e vitaminave dhe mineraleve të shumta si dhe faktin se ato janë të vetmet produkte të familjes së arrorëve që e përmbajnë një burim të konsiderueshëm të acidit alfa-linolenik (ALA) (2,5 gramë për uncë), një acid ky yndyror omega-3 me bazë bimore me përfitime shëndetësore për zemrën dhe të trurin.

“Nuk ndodh çdo ditë që rezultatet e kërkimit me një këshillë kaq të thjeshtë – ngrënia e një grushti arra në ditë si një meze e lehtë, ose si pjesë e një vakti, të mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit tuaj kognitiv”, tha dr. Arab.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Ndërrojnë jetë nga Koronavirusi dy persona të tjerë në Shqipëri

Kanë ndërruar jetë edhe dy persona të tjerë për shkak të Koronavirusit në Shqipëri duke e çuar numrin në 15.

Iran, rritet në 2.898 numri i të vdekurve nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë shënuar 141 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e rritur në...

Rastet globale të koronavirusit tejkalojnë 800,000 persona

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi sot ka tejkaluar 800,000, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me...

Gazetari i Mianmarit përballet me burgim të përjetshëm për një intervistë

Autoritetet e Mianmarit kanë arrestuar një gazetar nën ligjin e diskutueshëm kundër-terrorizmit rreth një raporti lajmesh në lidhje me grupin rebel etnik...

British Airways pezullon të gjitha fluturimet e saj në Gatwick

Avikompania British Airways ka pezulluar të gjitha fluturimet e saj në aeroportin Gatwick pas rënies së kërkesës për shkak të shpërthimit të...