Një vit pas tërmetit hetimet me “hapin e breshkës”, lirohen 50 të arrestuarit. Ja personi i vetëm pas hekurave

Mos i humb

Mbushet sot plot një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, ku për 31 sekonda dhjetëra banesa në Durrës, Thumanë e Tiranë u shkatërruan duke shkaktuar për fat të keq 51 viktima dhe qindra të plagosur.

Por çfarë ka ndodhur me hetimet e prokurorive përkatëse pas një viti.

Kujtojmë që menjëherë pas tërmetit shkatërrues, tre prokuroritë, Durrësit, Tirnaës dhe Krujës celën hetime penale për të vënë para përgjegjësisë penale personat përgjegjës, që kishin shkelur rregullat e ndërtimit, duke çuar në shembjen e banesave, pallateve apo hoteleve.

Pak javë pas tërmetit tragjik, prokuroria e Durrësit dhe Tiranës informuan me bujë arrestimin e 50 personave, por sot pas 1 viti, asnjë prej të dyshuarve nuk është i arrestuar.

Në Durrës u shkaktuan 22 viktima, në 7 godina të shkatërrura. Prokroria e Durrësit vetëm 4 ditë më parë njoftoi mbylljen e hetimeve për 16 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, inspektorë e ndërtues. I vetmi që ndodhet në burg është ndërtuesi i banesës së familjes Lala, nën rrënojat e së cilës gjetën vdekjen 8 persona, 4 prej tyre të mitur.

Prokuroria po vijon hetimet edhe për një sërë ndërtesash të tjera ndërsa akuzat e ngritura prej tyre janë “Vrasje nga pakujdesia” “shpërdorim detyre” dhe “falsifikimit të dokumeteve”. Por, ajo çfarë nxori në pah ky hetim ka rezultuar se cilësia e ndërtimeve ka qënë e dobët, pra hekuri dhe betoni i përdorir në ndërtim ka qënë i dobët, ndaj edhe do të duhet një hetim më i thelluar. Të vetmit që nuk janë penalizuar janë pronarët e pallatit te Kryqit i Kuq, sepse ata kanë zbatuar të gjitha kriteret sipas prokurorisë, ndërkohë që kolauduesit dhe përgjegjësit për ndërtimin kanë ndërruar jetë. Sa i përket Shtëpisë së Pushimit në Durrës drejtori i saj Ahmet Doda nuk do mbajë përgjegjësi penale se nuk kishte firmosur që profesori Bajram Hajdarmetaj të akomodohej brenda godinës së shkatërruar nga tërmeti i shtatorit. Ndërkohë që ndërtues, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë janë marrë në përgjegjësi penale dhe çëhstja pritet t’i kalojë gjykatës.

Në Tiranë në janar të këtij viti u arrestuan 31 persona dhe disa në kërkim për dëmtime në 5 godina në Kashar, Vorë dhe Kombinat. Deri tani është dërguar për hetim vetëm shtetasi Naim Shehi që shembi muret mbajtëse në dy apartamente dhe ndërtoi furrë buke në një pallat në Vorë, ai dëmtoi rëndë strukturën e pallatit dhe e ka nxjerrë të pabanuar, ndërsa për të tjerët hetimi vijon.

Të pabanueshme në Tiranë mësohet se janë 25 institucione dhe 250 banesa private. Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se vonesa e hetimeve ka ardhur edhe si pasojë e pandemisë. Prej të arrestuarve, asnjë nuk është pas hekurave.

Sa për Thumanën, Lala tha se edhe në Prokurorinë e Krujës nuk ka rezultate konkrete pasi u shembën dy pallate të ndërtuara para viteve ‘90 që shkaktuan vdekjen e 23 personave. Edhe Prokuroria e Krujës po heton për rastin, duhet theksuar se për këtë tragjedi s’ka ende një person përgjegjës. Debati i fortë lidhet me faktin nëse dy javë para tërmetit tragjik të nëntorit, në shtator a ishin cilësuar këto dy pallate të pabanueshme apo jo. Ka pasur hetim të çelur edhe për shkollën “Ramazan Jangozi” e dëmtuar rëndë nga tërmeti në shtator dhe që ishte vendosur të rikonstruktohej. Sipas prokurorisë ka rezultuar se rikonstruksioni ështëbërë jashtë çdo lloj kriteri. U morën nën hetim 10 zyrtarë të kësaj bashkie. Madje nga hetimet ka rezultuar se njëra nga kompanitë që mori tenderin për rikonstruksion ishte e dënuar të mos merrte pjesë në tendera.

Sot përtej dhimbjes së madhe të familjarëve, duhet të kishte pasur rezultate konkrete jo vetmë që familjarët kërkojnë drejtësi, pra hetimet po ecin me hapin e breshkësh, s’ka asnjë të akuzuar. Do të duhet të presim për të pasur rezultate konkrete.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit