Njerëzit të cilët shohin vetëm zi e vetëm kritikojnë, s’i do as Zoti, mos i respektoni as ju!

Mos i humb

Doktori i shkencave islame, Mustafa Bajrami, i cili shquhet edhe për analizat e tij politike ka tërhequr vërejtjen se ka njerëz në mesin tonë të cilët janë të prirë të flasin vetëm zi, të mbjellin pesimizëm e të përhapin fjalë të paqena më mesin tonë. Këta njerëz, thotë ai, janë mëkatarë tek Zoti, andaj, ata as duhet t’i lexojmë e as t’i respektojmë.

Doktor Bajrami ka bërë thirrje që të mbështetet qeveria e vendit, e cila, sipas tij, është duke punuar me ngulm për rimëkëmbjen e vendit dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të tij. Gjithënjë sipas Dr. Bajramit, duhet mbështetur edhe kryetarët fitues nëpër komunat tona, tu ndihmohet atyre në shpalosjen dhe implementimin e programeve zhvillimore në mënyrë që të kemi ditë sa më të mira, ne dhe fëmijët tanë.

Me një theks të posaçëm ai ka kritikuar disa qarqe tëciat janë të prira të shohin vetëm zi, të mbjellin në mesin tonë frikë e pesimizëm dhe kështu, të tillët po thejnë edhe më shumë tehun e ambiciozitetit për punë dhe dashuri ndaj këtij vendi. Këta njerëz janë mëkatarë tek Zoti i Madhërishëm, ka thënë Dr. Mustafa Bajrami.

Më poshtë lexojeni postimin e plotë në llogarinë e tij në Facebook:

NË MBËSHTETJE TË VENDIT!

Është koha të ndihmohet e të mbështetet qeveria për rregullimin dhe rimëkëmbjen e vendit. Është koha të mbështeten edhe kryetarët fitues të komunave që të rregullojnë punët, që të vazhdojnë aty ku e kishin lënë dhe të riparojnë ato që të tjerët i kanë bërë keq. Është koha që ta gëzojmë këtë Kosovë, të bëjmë lum për këtë vend.
Mos i lexoni as njerëzit as portalet të cilët sahat e dakik shkruajnë zi e terr, që vetëm rrinë duke thënë, ka me ra, po bjen, po prishtet e broçkulla të tjera. Të tillët janë të gatshëm ta bëjnë llugë vetëm e vetëm të përmenden, të kenë lajme, të lexohen e të përfitojnë për vete, në dëm tonin. Këta njerëz nuk i do as Zoti. Ikni prej tyre e punoni për veten e për fëmijët tuaj, për vendin tonë…!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit