“Njeriu është e vetmja kafshë politike”, Rama në ditëlindjen e FRESSH: Vendimet e politikës i prekin të gjithë

Mos i humb

Kryeministri Rama ka mbajtur fjalën e tij në 30 vjetorin e themelimit të FRESSH.

Kryeministri Edi Rama mbajti përballë të rinjve një leksion të gjatë filozofie mbi politikën dhe u shpreh se ajo është e domosdoshme për sigurinë dhe për mbarëvajtjen e jetës shoqërore.

“Njeriu është e vetmja kafshë politike”, thotë Kryeministri, teksa shton se vendimet e politikës i prekin të gjithë.

Rama: Siç do të ishte njeriu pa shpirtin ashtu do ishin njerëzit pa bashkësinë politike. Përpara se politika të lindte njerëzit nuk merrnin e nuk jepnin dot me njëri tjetrin. Për tu marrë me zgjidhjen e përbashkëta të problemeve që të vetëm nuk i zgjidhnin dot. Politika mbledh të gjitha diskutimet, çdo nivel në një klasë, në një lagje, në një komunitet, në fshat, në një vend, në të gjithë botën, duke u kthyer edhe një herë te platoni, harmonia e shpirtit të njeriut janë pjesë e të njëjtit veprim të pandërprerë, në këtë që përcaktohet si jeta mbi tokë, një udhëtim që nis kur lindim dhe mbyllet kur ndryshojmë jetë. Ja pse politika konsiderohej si një masë natyrale e njeriut. I pari e ka thënë Aristoteli se politika është ajo që dallon njeriun nga qeniat e tjera.

Një kafshë politike. Njeriu është e vetmja kafshë politike. Ishte politika që ja dha mundësinë të krijojnë bërthamën e parë të shoqërisë. Ekziston përpara demokracisë dhe formimit të shteteve, të cilët falë politikës mundësuan që njerëzit e zakonshëm të përfshihen në hapësirat e politikës. Kush thotë nuk dua të merrem me politikë gënjen veten, sepse nuk kupton që politika merret me të, se vendimet e politikës e prekin atë, në çdo kontekst. Të hyn pa të marr autorizim në jetën tënde, është në jetën e gjithsecilit. Gabojmë kur ja kthejmë krahët politikës për shkak të këtij këndvështrimi kaq të ngushtë, si një rrjedhojë e një presion negativ.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit