Njihe veten tende

Mos i humb

Është përcjellë se Ahnef Ibn Kajsi ,rahimehullah një ditë qëndronte ulur dhe iu kujtua fjala e Allahut të Lartësuar:

” Na, ua kemi shpallur juve Librin, i cili është këshillë e lavdi për ju. Vallë, a nuk po kuptoni ju?( El Enbija: 10)

Ai tha: Ta lexoj Kur’anin dhe të shoh se kush jam unë? Kujt i përngjaj?
Lexoi fjalën e Zotit: ” Pos besimtarëve, të cilët në lutjet e veta (namaze) janë të qëndrueshëm(e falin rregullisht namazin).

Dhe që në pasurinë e tyre ka të caktuar një pjesë, për lypësin dhe për të varfërin (që nuk e zgjatë dorën).”(El Mearixh: 22-25)

Pastaj lexoi:” Të cilët japin lëmoshë kur janë në lumturi edhe kur janë në vështirësi, që fshehin zemërimin, e ua falin fajet njerëzve.
Se Allahu i don bamirësit.”(Ali Imran: 134)

Pastaj lexoi: ” Dhe (u takon pasuria) atyre që e kanë bërë Medinen vendstrehim (shtëpi) të besimit qysh më parë (para emigrimit), e i duan ata që vijnë në Medine dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë që u është dhënë atyre (ardhacakëve), por më tepër duan t’u bëjnë mirë atyre se sa vetes, edhe pse madje vetë janë nevojtarë.
E, ata që ruhen nga lakmia e madhe, me siguri, do të jenë fitues.”
(Hashr: 9)

Pastaj lexoi: ” Për ata që ruhen prej mëkateve të mëdha dhe të këqiave dhe të cilët, kur t’i zemërojë dikush, falin.”
(Esh Shura: 37)

Nga modestia e tij tha:O Zoti im! Unë nuk njoh veten time si të tillë.

Pastaj vazhdoi të lexonte: “Kur u thuhej atyre:
Nuk ka zot tjetër (të vërtetë) veç Allahut!.
Aata tregoheshin mendjemëdhenj.”( Es Safat: 35)

Pastaj lexoi fjalët e atyre që do t’u thuhet: “Në kopshtet e Xhenetit pyesin njëri-tjetrin për keqbërësit: Çfarë ju ka sjellë në Sekar? Ata do të përgjigjen:Nuk ishim nga ata që falnin namazin dhe as prej atyre që i ushqenin të varfrit.” ( El Mudethir: 40-44)

Ai tha: O Allah!
Unë distancohem tek Ti prej atyre.Vazhdonte të lexonte derisa arriti tek fjala e Allahut të Lartësuar: ” Ndërkaq, disa të tjerë i pranojnë mëkatet e veta, sepse, i kanë përzier veprat e mira me të këqijat.
Ka gjasë, që Allahu, t’u pranojë pendimin e tyre.
Me të vërtetë, Allahu është falës dhe mëshirues.” (Tevbe: 102).

Ahnef Ibn Kajsi, tha: O Allah! Unë jam prej tyre!

nga arabishtja:
Suad Shabani

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit