Noka debat me Majkon, socialisti: E kam të vështirë të formuloj përgjigjie për nivelin tënd

Mos i humb

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të qeverisë dhe të bashkisë së Tiranës sa i takon marrëveshjes së huaj me KFW, “Transporti i gjelbër i Tiranës”.

Ai tha se të gjithë personat e përfshirë në çështjet korruptive për inceneratorin e Tiranës, janë të identifikueshëm.

Noka: Kur sheh aty termin; Bashkia e Tiranës, transporti i Tiranës, të kap e qeshura se të kujtohen; inceneratorët, 5 D. Këto kohë është treguar se në Bashkinë e Tiranës ka vetëm vjedhje. Sot kryetarja e Parlamentit e duartrokiti hajdutin. Se ishte e porositur të duartrokiste. Guisepe ka qenë me profesion kaldajist. Një kaldaist papritmas bëhet pronar i inceneratorit të Tiranës. Ai na paskësh dhe një kontratë konsulencë me inceneratorin e Fierit. Në të gjitha këto çështje, jepet roli për secilin, edhe për lalin dhe për atë ‘fap-fap’. Ti Pandeli thuaj që SPAK-u të hapë sytë.

Majko: Me Flamurin është e vështirë që të replikash. E kam të vështirë që të formulojë një nivel përgjigje që lidhet me nivelin e tij të lartë cilësor sot numri i dytë i PD. Përtej metaforës për Bashkinë e Tiranës, duhet kujtuar për procedurë, se bëhet fjalë për një marrëveshje me qeverinë gjermane. Ata prozën e kanë nga më të rregulltat, Po të shihnit marrëveshjen, KFW ka të drejtë të anulojë procesin. Por duke dashur të bëni politiken, që e keni në mendjen tuaj më cilësore të mundshme, duhet të rigjykoni qëndrimin se ishte bashkia me disa private. Por bëhet fjalë për një nga strukturat më dinjitoze të panegociueshme për akte korruptive.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit