“Shqipëria është një narkoshtet që zë fill nga kryeministri. Si mund të mos vijë kryeministri të japë shpjegime kur vëllai i tij është i kapur me zë dhe figurë.

Me urdhër politik rezulton se të gjithë personat e Xibrakës ishin të identifikuar vetëm njëri nuk ishte identifikuar.

I them zotërisë kryeministër, por kur Policia e Shtetit thotë se një nuk është i identifikuar është që ta kërkojë në sistem fotografinë e personit dhe pika e dytë është ta shoqërojnë.

Mos vallë ishte ky një deputet me imunitet dhe nuk mund të ndalohej nga policia? Po ua them unë; personi nga grupet e vëzhgimit është identifikuar, por kur është parë se kush është, është dhënë urdhri politik dhe personi i pa identifikuar që përdorte automjetin është vëllai i kryeministrit.

Këtë se thotë as Gazment Bardhi as Flamur Noka.

Këtë e thonë të dhënat zyrtare të nxjerra nga TIMSI.

Si shpjegohet që dy prokurorët e çështjes që njëri shkoi në krye të Prokurorisë së Përgjithshme dhe tjetri do shkonte drejtues i SPAK.

Atë ditë ndërhyri dikush më i fuqishëm se Rama dhe ndikoi që të mos zgjidhej.

Ky është realiteti.

Nuk ndodh dot në asnjë vend një situatë e tillë dhe tani kryeministri i kapur në çark nuk denjon të vijë këtu të japë llogari”