Non-grata ne SHBA, Berisha: Avokati im ka dorëzuar padinë kundër Blinken në Gjykatën e Parisit

Mos i humb

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat deklaroi se ka depozituar në gjykatën franceze një padi kundër deklaratave të sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili shpalli non grata deputetin demokrat dhe familjen e tij.

“Së pari ju falenderoj që jeni sot të pranishëm në këtë konferencë të cilën e kam thirrur për të njoftuar se avokati im, ka dorëzuar padinë time në Gjykatën e Parisit.

Siç iu kam njoftuar më parë, pas vendimit të Blinken për të shpallur mua non grata, unë autorizova avokatin të ngrejë padi për shpifje.

Javën që kaloi avokati dorëzoi padinë, do të merrni dëshminë e dorëzimit të saj.

Sipas avokatit im bazohet në precedentë të mëparshëm dhe me parimin se për shpifjen nuk ka imunitet“-u shpreh Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit