“Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, një parim i vendit të saj të madh lirisë”, Berisha për ambasadoren Yuri Kim: Do informojmë me hollësi autoritetet e SHBA-ve

Mos i humb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për qëndrimin e ambasadores së SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim dhe vendimin e gjykatës për ankimimin e Alibeajt.

Berisha tha se ky revolucion nuk ndalet nga asgjë.

Sa i përket ambasadores, ai deklaroi se do të informojnë me hollësi autoritetet e SHBA-ve.

“Ky revolucion nuk ndalet nga asgjë.

Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë mbi vlerat e lirisë, mbi të cilat qëndrojnë SHBA-të dhe vendet e lira.

Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, është një parim i vendit të saj të madh lirisë.

Ky është një akt individual, për të cilin ne në mënyrë absolute do të informojmë me hollësi autoritetet e SHBA-ve”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit