“Nuk do të heqim dorë së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë”

Mos i humb

Zv/kryeministri, Fatmir Limaj me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar masakrat në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc të Rahovecit.

“Sot bëhen 20 vjet nga masakra e 25 marsit të vitit 1999, në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc të Rahovecit.

Në këtë përvjetor kujtojmë civilët e pafajshëm të moshave e gjinive të ndryshme, të vrarë nga forcat ushtarake e policore serbe”.

Postimi i plotë i Limajt:

20 vjet pas kësaj masakre, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Ne si Qeveri, por edhe si Delegacion Shtetëror, nuk do të heqim asnjëherë dorë së kërkuari drejtësi për sa kohë që kryerësit e krimeve në Kosovë nuk e marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit