Haradinaj e dëgjon deputetën e PDK-së, shkarkon zv/ministren serbe

Mos i humb

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka liruar nga pozita zv/ministren, Vesna Mikiç

Këtë vendim siç njoftoi Haradinaj e mori pasi Mikiç gjatë mbrëmjes së kaluar kishte lëshuar një deklaratë të hapur në Facebook, ku cilësoi bombardimet e NATO-s si gjenocid ndaj serbëve.

E për këtë, Haradinaj tha se në Qeverinë dhe institucionet e Kosovës nuk ka vend për individë, pavarësisht etnisë që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlatnike.

Ndryshe, deputetja e PDK-së, Ganiemt Musliu i kishe bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj që ta shkarkoj zv.ministren serbe, e cila kishte shkruar një status kundrejt Kosovës për bombardimet e NATO-s.

“Kjo zv.Ministre nuk guxon te paguhet nga taksat tona. Kryeminister Haradinaj, shkarkoje menjeher! Boll me kemi toleruar, por jo deri ne pafundesi. Ndytesirat si kjo nuk i sherbejne as serbeve te Kosoves. Le te shkoj te jetoj ne “shtetin e saj sovran”, ka shkruar Ganimete Musliu.

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zv/ministren Mikiç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit