“Nuk do të pranojmë asnjë ndërhyrje nga SHBA dhe Irani”

Mos i humb

 

 

Udhëheqësi i lëvizjes Sadr, i cili fitoi më shumë vota në zgjedhjet në Irak, Muktada as-Sadr, përsëriti se nuk do të pranojnë asnjë ndërhyrje nga SHBA dhe Irani në vendin e tij.

Në një deklaratë me shkrim, Sadr duke paralajmëruar SHBA-në dhe Iranin që të mos ndërhyjnë në Irak, ka theksuar se nuk do të lejojnë një gjë të tillë.

Pasi e ka cilësuar Iranin si “vend që frikësohet nga interesat e tij” Sadr është shprehur se “ashtu sikurse nuk pranojmë që të ketë përfshirje ndaj punëve të Iranit, ne urojmë që të mos ndërhyhet as edhe në çështjet e brendshme të Irakut”.

Po ashtu Sadr duke e cilësuar SHBA-në si “shtet okupues”, ka theksuar se ata nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që qeveria e Washingtonit të ndërhyjë.

Deklarata e Sadr ka tërhequr vëmendjen se ajo ka ardhur pas pretendimeve të disa partive dhe palëve në vend se është e pamundur të formohet qeveria pa mbështetjen e SHBA-ve dhe Iranit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit