“Nuk do të shkojmë pa i marrë fëmijët tanë”

Mos i humb

“Nënat e Diyarbakırit”, vazhdojnë të protestojnë para selisë së partisë HDP për bijtë e tyre që janë rrëmbyer, me shpresën se do të takohen me fëmijët e tyre.

Protestat e nënave që fajësojnë HDP-në për rrëmbimin e bijve të tyre që filluan më 3 shtator vazhdojnë për të 49-ën ditë.

Nëna Ayşegül Biçer e cila merr pjesë në protestë për djalin e saj Muhammed-in të rrëmbyer nga organizata terroriste PKK, në deklaratën për AA tha se do të vazhdojnë derisa të takohen me fëmijët e tyre.

– “Do të vazhdojmë deri në fund”

Biçer, duke rikujtuar se protesta e tyre ka hyrë në ditën e 49-të, tha se me vendosmëri vazhdojnë protestën.

“Nuk u nënshtrohemi kërcënimeve, nuk kemi frikë nga ato. Vazhdimisht jemi këtu për t’u treguar se nuk frikësohemi”, tha Biçer duke vazhduar:

“Këtë protestë e filluam për t’i kërkuar bijtë tanë. Do të vazhdojmë deri në fund. Pa marrë parasysh verë apo dimër. Jemi të gatshëm të qëndrojmë në shi. Po vuajmë për shkak se nuk e dimë se në çfarë gjendje janë djemtë tanë. Nuk do të shkojmë prej këtu pa i marrë fëmijët tanë. Jemi të fuqishëm, në këmbë, do të vazhdojmë deri në fund protestën tonë. Dhashtë Zoti do të arrijmë fitore”.

– “Nuk do të ngrihem derisa nuk vjen fëmija im këtu”

Ndërsa Hüsniye Kaya e cila merr pjesë për bijën e saj Mekiye e rrëmbyer para 5 vitesh kur ka qenë 14 vjeçe, tha se merr pjesë që ta takojë përsëri vajzën e saj.

“Qoftë edhe borë apo shi, nuk do të shkojmë prej këtu”, tha Kaya duke treguar se 5 vite me radhë ka vuajtur shumë.

“Këto nuk kanë mëshirë. Nuk do të ngrihem derisa nuk vjen fëmija im këtu”, shtoi ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit