“Nuk duken bukur, por funksionojnë”, Yuri Kim vizitë në TEC-et lundruese në Vlorë: Deri në 200 mijë shtëpi me energji falë këtyre anijeve

Mos i humb

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ministrja Belinda Balluku, kanë vizituar sot termocentralet lundruese, në Vlorë.

Ambasadorja Kim u shpreh se funksionimi i dy anijeve për prodhimin e energjisë, është e rëndësishme në këtë situatë në të cilën ndodhet bota. Ajo bëri me dije se 150-200 familje shqiptare do të mund të funksionojnë vetëm falë prodhimit të energjisë elektrike falë këtyre dy njësive.

“Kjo është e rëndësishme për diversifikimin e burimeve të energjisë më të sigurta e më të begata. Po ndaja me ministren se nuk duken bukur por funksionojnë dhe kjo është më e rëndësishmja. 150- 200 mijë shtëpi që do të funksionojnë falë këtyre anijeve. Shqipëria të ketë energjinë për të cilën ka nevojë në këtë kohë të rëndësishme”, tha Kim.

Ndërkohë ministrja Balluku u shpreh se falë dy anijeve prodhuese, do të kursehet rreth 60 përqind e parave nga ajo që do të importohej për energjinë që na mungonte. Ajo u shpreh se në vitin 2023 çdo mgw/orë do të kushtojë 529 euro, ndërsa prodhimi i energjisë në këto anije do të jetë përafërsisht gjysma e kësaj shume.

“Nga të gjitha të dhënat që kemi, mgw/orë për 2023 do të kushtojë 529 euro. kosto e mgw/orë nga këto njësi në varësi të kostos së naftës do të jetë deri në 200 euro, pra gjysma e mgw/orë që do të tregtohet në bursë. Nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë energjitike, do të prodhohet 15 përqind e nevojës vendase dhe do të kursejmë rreth 60 përqind e parave nga ajo që do të importohej për energjinë që na mungonte.

Kemi kontratë 2 vjeçare me kompaninë, paratë që do të kursehen kemi arritur në një marrëveshje që pas 2 vite do të kemi të drejtë negociojmë për të blerë keto dy njësi dhe të jenë përfundimisht asete të Shqipërisë. kemi partneritet që do të shtrihet në vite me TEC- in e Vlorës dhe të gjitha planet e tjera. kemi qenë në garë me Gjermaninë nëse do të vinin këtu apo do të shkonin atje.

Edhe sasia e emetimit është sipas kritereve të vendosura nga Banka Botërore dhe marrëveshjeve ku Shqipëria bën pjesë”, tha Balluku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit