“Nuk është blof se Turqia mund të hapë dyert për refugjatët drejt Evropës”

Mos i humb

Paralajmërimi i Turqisë se mund të hapë dyert e Evropës për refugjatët nuk është “as kërcënim e as blof”, deklaroi sot zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay.

“Nuk është as kërcënim e as blof. Ky është realitet”, theksoi Oktay gjatë vizitës në Itali.

Deklarata e tij erdhi një ditë pasi presidenti Recep Tayyip Erdoğan paralajmëroi se Turqia mund të “hapte dyert e saj” për t’i lënë refugjatët sirianë të kalojnë në Evropë nëse Ankaraja nuk merr mbështetjen e pritur.

Oktay tha se është një mendim i gabuar se Turqia do të përballonte një valë të re migrantësh.

“Turqia nuk është kujdestar i asnjë vendi e as qendër e tyre migratore. Nuk jemi vendi që do të paguajmë faturën për shkak të krizës që të tjerët e krijojnë”, theksoi Oktay.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit